You dont have javascript enabled! Please enable it! Fatmira Breçani rrëfen mes lotësh se si ra dëshmor vëllai i saj në Koshare për lirinë e Kosovës

Fatmira Breçani rrëfen mes lotësh se si ra dëshmor vëllai i saj në Koshare për lirinë e Kosovës

Fatmira Breçani rrëfen mes lotësh se si ra dëshmor vëllai i saj në Koshare për lirinë e Kosovës

Këngëtarja e njohur nga Tropoja, Fatmira Breçani, ka rrëfyer mes lotësh historinë e vëllait të saj, Bylbyl Breçanit, i cili ra dëshmor në Koshare gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Rrëfimi emocionues është bërë gjatë xhirimeve të emisionit “Kojshia Show”, në kuadër të përgatitjeve për edicionin festiv kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

E ftuar për këtë festë të rëndësishme kombëtare, këngëtarja ka kujtuar me emocione vëllain e saj dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Një moment tjetër prekës gjatë emisionit ka qenë edhe rrëfimi i Musa Smajlit, i cili e ka befasuar Fatmira Breçanin duke i zbuluar se kishte qenë shok i ngushtë i vëllait të saj, Bylbyl Breçanit.

Ky rrëfim ka sjellë emocione të veçanta gjatë xhirimeve të emisionit festiv.

Ndiqeni emisionin e plotë për të dëgjuar rrëfimin e Fatmira Breçanit dhe kujtimet e Musa Smajlit për Bylbyl Breçanin.