Nje nga Farmacistet me te mire Shqiptare, eshte drejtuar me nje Porosi per pacientet e tij. Ne vazhdimi mesazhi i tij:
Të nderuar familjarë, miq e pacientë,
Dëshiroj t’ju njoftoj se tash më shume se një vit jam zhvendosur për të jetuar dhe punuar në Gjermani. Tashmë shërbimet e mia si farmacist i ofroj ne “Sonnen Apotheke” , ne Wutöschingen!
Ky postim nuk ka qenë diçka që kisha planifikuar ta bëja, sepse ende nuk ndihem plotësisht rehat e as krenar me largimin tim.
Megjithatë, më shtynë ta shkruaj pyetjet dhe mesazhet e shumta që vazhdoj të marr prej jush, dhe ndjej se është e drejtë ta ndaj me ju këtë informacion.
Për 6 vite, sa kam pasur barnatoren time, ju kam pasur pranë çdo ditë. Ju falënderoj nga zemra për besimin, respektin dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë asaj periudhe. Mbaj kujtime të mira dhe mirënjohje për secilin prej jush.
Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i vështirë dhe i udhëhequr kryesisht nga dëshira për t’u siguruar fëmijëve të mi një të ardhme më të mirë dhe mundësi më të gjera.
Ju falenderoj nga zemra për besimin, respektin dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë asaj periudhe. Kam kujtime të mira dhe shumë mirënjohje për secilin prej jush. Ju mbaj mend me respekt dhe mall.
Ju uroj shëndet, qetësi dhe të mira në çdo hap.
Me nderime,
Hekurani!