You dont have javascript enabled! Please enable it! Ekstradohet nga Zvicra, Mërgimtari i shumkërkuar nga Interpoli - Ja kush është ai...

Ekstradohet nga Zvicra, Mërgimtari i shumkërkuar nga Interpoli – Ja kush është ai…

Ekstradohet nga Zvicra, Mërgimtari i shumkërkurar nga Interpoli – Ja kush është ai…

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 01.04.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar B.Z. nga Zvicra për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes Interpolit me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane./Indeksonline/