You dont have javascript enabled! Please enable it! Eksluzive| Kurti pranon ‘ofertën’ e PDK-së – Këto janë 3 pikat

Eksluzive| Kurti pranon ‘ofertën’ e PDK-së – Këto janë 3 pikat

Një zhvillim i ri politik mund të jetë duke u përgatitur në prapaskenë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime të Gazeta Minuti bëjnë me dije se Albin Kurti është pajtuar në parim me një skenar të propozuar nga PDK-ja, ku fillimisht do të votohej në Kuvend ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa pas përmbushjes së këtij kushti do të procedohej me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve, kjo marrëveshje politike do të mundësonte zhbllokimin e disa prej çështjeve që kanë mbajtur të bllokuar funksionimin institucional.

Burimet thonë se renditja e dakorduar do të ishte:

1. Votimi i ligjit për Specialen në Kuvend
2. Përmbushja e kushteve të dakorduara mes palëve
3. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës

Ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje është finalizuar dhe kush do të jetë kandidati që do të marrë mbështetjen e nevojshme për postin e Presidentit.

Nëse informacioni konfirmohet, ky do të ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme politike të ditëve të fundit.

Gazeta Minuti do të përcjellë çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.

Një zhvillim i ri politik mund të hapë rrugën për një dakordim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Burime pranë zhvillimeve politike bëjnë me dije për Gazeta Minuti se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm të shqyrtojë “ofertën” e PDK-së, sipas së cilës fillimisht do të procedohej dhe votohej në Kuvend Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kjo vjen pas ofertës publike të PDK-së, e cila ka deklaruar se është e gatshme të tërheqë çështjet e saj në Gjykatën Kushtetuese nëse LVV-ja zotohet publikisht për mbështetjen e projektligjit dhe marrjen përsipër të shpenzimeve të mbrojtjes.

Sipas burimeve, diskutimet po zhvillohen në funksion të gjetjes së një marrëveshjeje politike dhe institucionale, ndërsa një nga opsionet që po shqyrtohet është që votimi i ndryshimeve ligjore për Specialen të jetë hapi i parë, pas të cilit palët do të procedonin me çështjet e tjera të marrëveshjes.

Kryeministri Kurti ditë më parë ka deklaruar se ekziston mundësia për dakordim mes subjekteve politike dhe se për iniciativën e PDK-së po priten opinionet ligjore dhe vlerësimi financiar.

PDK-ja, ndërkohë, ka kërkuar që projektligji të procedohet sa më shpejt në Kuvend dhe ka insistuar që kjo nismë të trajtohet me prioritet.

Gazeta Minuti mëson se nëse arrihet dakordimi, hapi i parë mund të jetë procedimi dhe votimi i ligjit për Specialen, ndërsa detajet e tjera të marrëveshjes do të përcaktohen në vijim.

Ky informacion bazohet në burime që pretendojnë të jenë pranë zhvillimeve politike dhe, deri në një konfirmim zyrtar, duhet trajtuar si informacion i pakonfirmuar.