You dont have javascript enabled! Please enable it! E V rau partneren para syve të fëmijës, Mërgimtari 27 vjeçar Shqiptar dënohet me burg të përjetshëm

E V rau partneren para syve të fëmijës, Mërgimtari 27 vjeçar Shqiptar dënohet me burg të përjetshëm

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për v ras je n e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me mjet preres në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021.

Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP.

Viktima u godit me mjet preres para syve të fëmijës së çiftit

Viktima, 22-vjeçe, ishte … nga partneri i saj teksa përpiqej në mënyrë dëshpëruese të kërkonte ndihmë nga forcat e rendit, duke i rënë ziles së interfonit të komisariatit të Hayange, i cili ndodhet 45 metra larg banesës së saj, prej nga kishte ikur përmes dritares.

Partneri i saj e kishte ndjekur me mjetin preres në rrugë, duke e god itur në sytë e fqinjëve dhe të fëmijës së çiftit, e cila në atë kohë ishte 4-vjeçe.

Një skenë e cilësuar “jashtë normales ” nga prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, të premten. “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës së tij nuk e penguan të vazhdonte aktin”, vijoi ai. “Si në korrida, ai e ka shpuar për ta dobësuar para se t’ia merrte jetën, e më pas ka pësh tyrë mbi trupin e saj, një go ditje shtesë e poshtërsisë!”

Ai kishte kërkuar konfirmimin e dënimit të dhënë në shkallë të parë, duke e cilësuar atë si një “dënim të eli minimit shoqëror”, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Arnaud Blanc, avokati i Liridon Berishës, sipas medias “Ouest-France”, kujtoi se klienti i tij ishte “lindur në vitin 1998, e pas mbërritjes në territorin francez ishte vendosur nën kujdes, pasi ‘brenda familjes mbizotëronte tmerri’”.

Por, femicidi shkaktoi polemikë. Forcat e rendit kishin ndërhyrë rreth dhjetë herë në banesën e çiftit para se të kryhej akti i rende.