E Trishtë/ Ndërron jetë Shqiptari i sprovuar në jetë, para 2 vitesh kishte humbur djalin 35 vjeçar
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të axhës tonë të dashur!
Axha Gjergj ishte njeri shumë i dashur, zemërgjerë dhe bujar. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të gjendej pranë familjes e njerëzve të tij. Do të mbetet në kujtimet tona si një njeri me zemër të madhe dhe shpirt të mirë.
Para dy vitesh, axha përjetoi një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së tij, kur humbi djalin e tij Ardianin, i cili jetonte në Amerikë dhe ndërroi jetë në moshën vetëm 35-vjeçare. Kjo humbje e rëndë e goditi thellë dhe la një plagë të madhe në zemrën e tij.
Sot, me dhimbje të madhe, po ndahemi edhe nga axha. Besojmë se tani është bashkë me djalin e tij dhe me të gjith familjarët që kanë kalu nga kjo jetë, pas një dhimbjeje që e mbajti në zemër.
U prehsh në paqe, axhë i dashur!
Do të na mungosh shumë dhe do të mbetesh gjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona.