You dont have javascript enabled! Please enable it! E Trishtë/ Ndërron jetë në Gjermani Mërgimtari shqiptar pas 6 muajsh betejë me sëmundjen e rëndë

E Trishtë/ Ndërron jetë në Gjermani Mërgimtari shqiptar pas 6 muajsh betejë me sëmundjen e rëndë

E dhimbshme: Ndërron jetë mërgimtari në Gjermani

Ka vdekur mërgimtari Jeton Xhigoli i cili prej vitesh jetonte dhe vepronte në Gjermani.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti Mefail Bajqinovci i cili njoftoi se i ndjeri ishte mik i tij.

Njoftimi i plotë:

Paska ikur nga kjo jetë miku im, Jeton Xhigoli, i cili jetonte dhe vepronte në Gjermani.

Jetoni ishte njeri familjar, i urtë dhe me zemër të madhe, si dhe kontribues i madh për Kosovën. Sa herë që vinte në vendlindje, takoheshim dhe bashkëbisedonim për zhvillimin e vendit tonë. Shpesh ishim mysafirë në konakun e tij në fshatin Kryshefc të Obiliqit, ku na priste gjithmonë me respekt e bujari.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi të gjithëve.

Me Jetonin komunikonim shpesh dhe me tregoj rreth 6 muaj me pare se ishte diagnostikuar me kancer, i thash e tejkalon ti se je i fortë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, zoti e shpërbleftë me parajsë.

Do të na mungosh, Jeton.