E trishtë: Ky është Imer Hoti nga Ratkoci, që vdiq tragjikisht nga aksidenti i sotëm në Nagac, ku u godit prej një veture teksa po punonte.
Në këto momente të rënda dhe shumë pikëlluese, me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen tragjike të mikut tonë nga Ratkoci, Imer Hoti.
Ai humbi jetën sot në fshatin Nagac, derisa ishte duke punuar me kompaninë EkoDrinia, së bashku me kolegët e tij duke pastruar rrugën, kur një automjet që po kalonte e goditi dhe për fat të keq i mori jetën.
Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur dhe pikëlluar thellë të gjithëve. Në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti, të afërmit dhe miqtë e tij.
Zoti e pastë në mëshirën e Tij. U prehtë në paqe. Dhimbja për humbjen e tij do të mbetet gjatë në zemrat tona.