You dont have javascript enabled! Please enable it! E Rëndë/ Tragjedi: 52-vjeçari humb jetën pas konfliktit me të riun 18-vjeçar

E Rëndë/ Tragjedi: 52-vjeçari humb jetën pas konfliktit me të riun 18-vjeçar

E Rëndë/ Tragjedi: 52-vjeçari humb jetën pas konfliktit me të riun 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tr agjik isht me humbjen e jetës së një 52-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas hetimeve të kryera, është ndaluar 18-vjeçari L. Ç., i cili akuzohet për veprën

“Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë shuarjen e shtetasit S. F., 52 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se pas një debati të çastit, i riu e ka goditur me grusht 52-vjeçarin, i cili ka rënë me kokë në tokë.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, viktima ka ndërruar jetë më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al