You dont have javascript enabled! Please enable it! E rëndë në Itali! I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës, zbulohet emri

E rëndë në Itali! I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës, zbulohet emri

# Tragjedi në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini gjatë punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Valtopina të Italisë, ku 20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës.

I riu, i cili jetonte në Trevi, ishte duke marrë pjesë në punimet për asfaltimin e rrugës “Santa Cristina”, kur mjeti i rëndë i asfaltimit që po drejtonte u përmbys, duke e zënë poshtë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Pas ngjarjes, kolegët e tij dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, por, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, i riu ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkohë, Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit të rëndë.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim në komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të riut shqiptar.

Vdekja e Rogert Ajdinit vjen në një periudhë kur aksidentet fatale në vendet e punës në Itali kanë rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së punëtorëve. Sipas raportimeve të mediave italiane, brenda tri ditësh janë regjistruar shtatë viktima në aksidente në punë, duke nxitur shqetësime për nevojën e forcimit të masave të sigurisë.

Humbja e jetës së 20-vjeçarit shqiptar është një tjetër ngjarje e rëndë që rikthen vëmendjen te rreziqet me të cilat përballen punëtorët gjatë ushtrimit të detyrës.