E rëndë në Itali/ I riu shqiptar humb jetën në aksident, digjet i gjallë nga zjarri që kaploi makinën pas përplasjes “kokë më kokë” me një kamion mbeturinash
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Drejtuesi i një automjeti të vogël ka humbur jetën i karbonizuar në një aksident që ndodhi rreth orës një të natës së kaluar në Porrettana Nord, në territorin e Marzabottos.
Volkswagen Lupo i tij, sipas asaj që dyshohet, gjatë një manovre parakalimi u përplas ballë për ballë me një kamion të pastrimit urban që po vinte nga drejtimi i kundërt, më pas doli nga rruga dhe mori flakë. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimi i urgjencës 118 dhe karabinierët, por në momentin e mbërritjes së ndihmës, burri ishte tashmë i vdekur, i karbonizuar brenda kabinës së automjetit.
Bëhet fjalë për Leonard Fjora, 32 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Marzabotto. Segmenti i rrugës Porrettana mbeti i mbyllur për qarkullim për disa orë dhe u rihap vetëm në orët e paradites.
