E Rëndë/ Gjendet një trup i Pajetë, Policia del në vendngjarje…
Një rast i dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 08 nëntor 2025, rreth orës 09:20
Në rrugën “Rexhep Luci”, është raportuar për një person që nuk jepte shenja jete në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar shuarjen e viktimës, të identifikuar si Milovan Moskalov, shtetas i Kroacisë.
Ikja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetuesit rajonalë dhe njësia e krim-teknikës kanë kryer ekzaminimet e para në koordinim me prokurorin kujdestar.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.