Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Germia, sot feston ditëlindjen. Ai është bërë i njohur për publikun prej shumë vitesh si personazh mediatik, ndërsa këtë vit ka mbushur 32 vjeç.
Me rastin e ditëlindjes, Gani Germia ka ndarë një fotografi ku shfaqet pranë tortës së ditëlindjes. Përmes kësaj fotografie ai ka shënuar ditën e veçantë, shkruan, “Kosovarja”.
Ndryshe, prej një kohe Gani Germia është më pak i pranishëm në ekran dhe nuk ka pasur angazhime të shpeshta televizive.
Megjithatë, ai vazhdon të jetë një emër i njohur për publikun.
