Me hidhërim lajmërojmë komunitetin shqiptar se me 2 Nentor 2025 u shua në moshën tepër të re, 16 vjeçare, në Pelham, New York.
Chloe Elise Rripaj
(16 Shator 2009 – 2 Nentor 2025)
E ndjera do të pushojë në shtëpinë mortore “Pelham Funeral Home” 64 Lincoln Avenue, Pelham, NY, të Enjten, më 6 Nentor 2025 nga ora 2PM – 8PM.
Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Premten, me 7 Nentor 2025, në orën 10AM, në Kishën Katolike “Our Lady of Perpetual Help Church”, 575 Fowler Avenue, Pelham Manor, NY.
Mbas Meshës, trupi i të ndjeres do të përcjellet në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, Hawthorne, NY.
Të piklluar: baba Nikolini, nana Enkelejda Coku Santini, gjyshi Zef Coku, gjyshja Lule Coku si dhe farefisi Rripaj dhe Coku.
Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta familjes dhe gjithë farefisit. Chloe pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.
Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushoftë ne paqe. Ashtu-kjoftë.