E dhimbshme/ Ndërron jetë në moshë të re Mërgimtari nga Zvicra
Njoftim mortor:
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Presheva, i cili ka jetuar dhe vepruar në Zvicër.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Presidentit të Moto Club “Plisat”. I ndjeri ishte një zemër luani, luftarak deri në frymën e fundit. Si boksier tregoi forcë, disiplinë dhe guxim, ndërsa si njeri ishte i dashur, me zemër të bardhë dhe shpirt të madh.
Ai la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Kontributi i tij në klub dhe në shoqëri do të kujtohet gjithmonë me respekt e krenari.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë anëtarëve të Moto Club “Plisat”. Kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona.
U prehtë në paqe ma i dashuri Jon 
