You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme: Ndërron jetë Hoxha i njohur

E dhimbshme: Ndërron jetë Hoxha i njohur

E dhimbshme: Ndërron jetë Hoxha i njohur, Bahri Simnica

Ka ndërruar jetë Hoxhë Bahri ef. Simnica, ish-profesor dhe ish-drejtor i Medresesë “Alauddin”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja, përmes një njoftimi të publikuar nga djali i të ndjerit, i cili e ka kujtuar babanë e tij si mbështetje dhe udhërrëfyes në jetë.

Hoxhë Bahri ef. Simnica do të kujtohet për kontributin e tij në arsimimin dhe edukimin fetar të shumë brezave.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 27 tetor 2026, në orën 15:30, në Bardh të Madh.

Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes dhe të afërmve u shprehim ngushëllime të sinqerta.