E DHIMBSHME/ Ndërroi jetë i riu nga Kosova, vëllai i 5 motrave
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut nga Kaçaniku, Hekuran Zharku.
Hekurani, djali i Rami Zharkit dhe vëllai i Belkizës, Gylës, Nurtenit, Shkurtes dhe Lulzimes, u nda nga kjo botë duke lënë dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Në këto çaste të rënda, lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafundme, ta falë dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit. 

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zharku, farefisit dhe gjithë të afërmve.
Allahu ju dhëntë sabër dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.