You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme; Ndahet nga jeta aksidentalisht motoristi i njohur Shqiptar

E dhimbshme; Ndahet nga jeta aksidentalisht motoristi i njohur Shqiptar

Ka ndërruar jetë Berat Asllani, i cili disa ditë më parë ishte aksidentuar me motoçikletë në këtë qytet.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.