E dhimbshme: Ky është punëtori shqiptar që humbi jetën nga skelet në këtë shtet
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela e një pallati ku po kryheshin punime.
Viktima është identifikuar si Saim Myrtaj, 59 vjeç, me origjinë shqiptare dhe me profesion murator. Ai po punonte në një pallat dykatësh në zonën Rivabella, kur për shkaqe që ende po hetohen është rrëzuar nga një lartësi prej disa metrash.
Pas rënies, 59-vjeçari ka përfunduar në tarracën e katit të parë. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, të cilat e kanë stabilizuar dhe më pas e kanë transportuar me helikopter drejt spitalit Bufalini në Cesena.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga rënia. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal në vendin e punës.
/PodujevaSot