E dhimbshme: Ky është mërgimtati që vdiq në aksident në Kroaci
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mërgatën shqiptare, ku një bashkatdhetar ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë rrugës për në vendlindje.
Viktima është Riza (Xhelal) Salihaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Kroaci. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin që e njihte.
I ndjeri ishte nga komuna e Deçanit, ndërsa lajmi ka pikëlluar edhe banorët e fshatit Jasiq, ku ai kishte lidhje familjare dhe shoqërore.
Në këto momente të vështira, familjes Salihaj i janë shprehur ngushëllime të shumta nga të afërm, miq dhe bashkëfshatarë, duke ndarë dhimbjen për humbjen e tij.
Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit, familjarët kanë bërë të ditur se do të njoftojnë me kohë. /PodujevaSot