You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme: Ky është mërgimtari që vdiq në vendin e punës në Gjermani

E dhimbshme: Ky është mërgimtari që vdiq në vendin e punës në Gjermani

E dhimbshme: Ky është mërgimtari që vdiq në vendin e punës në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka pikëlluar familjen Binakaj dhe banorët e fshatit Beleg të Deçanit, pasi ka humbur jetën në Gjermani 42-vjeçari Florim (Brahim) Binakaj.

Sipas informacioneve të siguruara, dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, pasi kishte rënë nga një vinç.

Ceremonia e varrimit u mbajt të premten, më 26 qershor, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Beleg, ku familjarë, miq dhe bashkëfshatarë i dhanë lamtumirën e fundit.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet në Gjermani pritet të sqarojnë shkakun e ngjarjes.