You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme: Ky është i riu që u shua pasi ra nga kati i 6

E dhimbshme: Ky është i riu që u shua pasi ra nga kati i 6

Ka nderruar jete 23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan, më 24 tetor të këtij viti.

Për humbjen e tij kanë njoftuar nga komuna e Vitisë, prej nga ishte dhe i ndjeri.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.

Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe.

Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti. /klankosova.tv