You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme/ Humb Jetën 22 vjeçari Shqiptar në Akisdent me Motor...

E dhimbshme/ Humb Jetën 22 vjeçari Shqiptar në Akisdent me Motor…

LAMTUMIRË ALBIN, DJALOSHI I FSHATIT TONË

Në fshatin tonë të qetë, ku netët e nëntorit zbresin me mjegull të lehtë, u shua shumë herët një djalë vetëm 22 – vjeç, një dritë që nuk u lodh kurrë së buzëqeshuri. Ishte mbrëmje kur motori, të cilin e ngiste, u ndal përgjithmonë në atë rrugë, që ai e njihte si në pëllëmbë të dorës,
rrugë që e përshkonte çdo ditë me shpresë dhe gjallëri.

Ai nuk ecte kurrë vetëm. Shpesh e shihnim me djalin e vëllait, gjithmonë pranë njëri – tjetrit, që sillnin zëra të rinisë në fshat. Mbi të gjitha, kujtohen në parkun afër shkollës, aty ku uleshin, bisedonin, qeshnin dhe ndanin planet e së ardhmes. Sa herë kthehesha nga Ferizaj, i shihja aty – dy figura të qeta që sillnin gjallëri me praninë e tyre të thjeshtë.

Dhimbja e humbjes ra mbi fshatin tonë si një re e rëndë. Parku duket bosh dhe vendi ku ai ulej sikur e pret ende. E megjithatë, kujtimi i tij nuk shuhet. Ai mbetet në kujtimet tona, në
zemrat e miqve, shokëve e të fqinjëve që nuk do ta harrojnë.

Djaloshi ynë i mirë Albin, qofsh i paharruar në jetët tona dhe në kujtimet që do të të mbajnë të gjallë përherë.

 

Të qoftë shtrati i lehtë dhe shpirti i ndritshëm në dritën e Zotit!

Keshtru shkruan familjari Fatmir Heda