You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme/ Genta Ismajli në zi, humb babain e saj...

E dhimbshme/ Genta Ismajli në zi, humb babain e saj…

🙏 Ndërron jetë Mukadem Ismajli nga Gjilani, babai i këngëtares Genta Ismajli

GJILAN – Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Mukadem Ismajli, qytetar nga Gjilani i cili jetoi dhe veproi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familjari i tij, muzikanti i njohur Murat Ismajli, përmes një postimi prekës në rrjete sociale:

“Do t’kujtoj gjithmonë të buzëqeshur kusho. Mirë u takofshim në botën e përjetshme. R.I.P”
Babai i këngëtares Genta Ismajli
Përndryshe, Mukadem Ismajli është babai i këngëtares së mirënjohur nga Gjilani, Genta Ismajli.
Ai njihej si një figurë e dashur dhe e respektuar nga familja dhe miqtë, i cili për tri dekada me radhë jetoi në diasporë në Amerikë, por mbajti gjithmonë lidhjet me vendlindjen.
TV Gjilani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ismajli, veçanërisht vajzës së tij Genta, djalit Murat dhe gjithë të afërmve.
Pushofsh në paqe, Mukadem!