Dy punëtorë Shqiptarë lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni
Dy punëtorë nga Kosova kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur në një kantier ndërtimi pranë Bezhigradit në Lubjanë të Sllovenisë.
Sipas raportimeve nga mediat sllovene, ngjarja ka ndodhur gjatë punës me vinç, kur disa rrjeta të rënda armature kanë rënë mbi dy punëtorët, duke i lënduar rëndë.