You dont have javascript enabled! Please enable it! Dy punëtorë nga Gostivari lëndohen rëndë gjatë punës, njëri dërgohet në Shkup

Dy punëtorë nga Gostivari lëndohen rëndë gjatë punës, njëri dërgohet në Shkup

Më 02.06.2026 në ora 11:10 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata janë sjellë me lëndime të rënda trupore personat H.S.(60) dhe R.R.(36), të dy nga Gostivari.

Sipas raportimit, ata i kanë marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë private në lagjen “Zona e Gjashtë” në Gostivar.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, H.S. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa R.R. është ndaluar në Qendrën Mjekësore Gostivar. Ësëhtë njoftuar Prokurori Publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga DPB Gostivar dhe një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës.