You dont have javascript enabled! Please enable it! Dy Doktorët nga Gostivari krah për krah me emrat më eminentë të Stomatologjisë në Univerzitetin Harvard

Dy Doktorët nga Gostivari krah për krah me emrat më eminentë të Stomatologjisë në Univerzitetin Harvard

Dy nga Doktorët më të mirë të Stomatologjisë nga Gostivari, Dr.Bashkim Ismaili dhe Dr.Miran Ismaili, krah për krah me emrat më eminentë botërorë të implantologjisë, si të vetmit përfaqësues nga Maqedonia e Veriut!

Historia shkruhet nga ata që guxojnë të ecin përpara

Të nderuar të jemi pjesë e Simpoziumit të Parë të Implantologjisë në Harvard University, krah për krah me emrat më eminentë botërorë të implantologjisë, si të vetmit përfaqësues nga Maqedonia e Veriut!

Nga Gostivari në një nga institucionet më prestigjioze në botë, duke përfaqësuar me dinjitet:

Poliklinika Dr. Bashkim Ismaili
International Balkan University (IBU)
ITI Study Club Skopje

Ky është vazhdimi i një rruge të ndërtuar me përkushtim ndër vite, e forcuar nga përvoja ndërkombëtare dhe eksperianca e fituar në New York University.
Krenar për rrugëtimin.
Të fokusuar për atë që vjen më pas.