You dont have javascript enabled! Please enable it! Do mbeteni pa fjalë/ A e dini sa fëmijë ka Mandi Nishtulla, thyen rekord...

Do mbeteni pa fjalë/ A e dini sa fëmijë ka Mandi Nishtulla, thyen rekord…

Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Mandi Nishtulla, ka prekur publikun me një rrëfim të ndjerë dhe krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

I njohur për energjinë në skenë dhe këngët që ndezin çdo dasmë e koncert, Mandi këtë herë hapi zemrën e tij duke folur për periudhën më të errët të jetës.

Në intervistën për emisionin “Dnight”, ai pranoi me lot në sy se ka kaluar një periudhë të vështirë, ku u bë viktimë e varësisë nga lëndët….

“E kam provuar, kam qenë i varur… por falë ndihmës së babait tim dhe forcës së familjes, u ngrita sërish.

I bëj apel çdo të riu: hiqni dorë, sepse nuk është jetë,” – u shpreh Mandi me emocion.

Këngëtari tregoi se familja e tij është forca që e ringriti, duke e quajtur veten njeriun më të pasur jo për shkak të pasurisë, por falë fëmijëve të tij.

“Kam nëntë fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Për mua ata janë bekimi më i madh.

Jam me shumë bashkëshorte dhe i falënderoj të gjitha që më kanë dhënë këtë dhuratë nga Zoti,” – tha ai me humor e mallëngjim. Mandi, që prej vitesh është një nga emrat më të dashur të skenës tallava, tregoi se muzika e ka mbajtur gjallë në momentet më të errëta.

“Ne jemi një familje me muzikën . Edhe pse kam kaluar shumë, muzika më ka shpëtuar gjithmonë.” Në fund të intervistës, ai dha një mesazh të fuqishëm për të rinjtë:

“Mos e shkatërroni jetën me zakone të këqija. Vlera më e madhe është familja, dashuria dhe muzika. Unë jam shembulli që njeriu mund të ngrihet përsëri.”

Rrëfimi i Mandit u prit me mijëra reagime pozitive në rrjetet sociale. Fansat e vlerësuan për guximin dhe sinqeritetin, duke e cilësuar si një mesazh frymëzues për këdo që lufton me vështirësi në jetë.