Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 34-vjeçar i mori je te n me mjet preres babain e tij pas një debati të ashpër në familje. Viktima është Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ndërsa autori është Marjan Kodheli, i cili më pas ka rrëfyer para policisë momentet dramatike.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së drekës në fshatin Shkallnur, pas një debat banal, ku djali është nervozuar pasi – siç ka deklaruar vetë – “babai nuk e linte të hante i qetë”.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme,” – ka thënë autori gjatë dëshmisë së tij në polici.
Marjan Kodheli ishte kthyer nga Greqia rreth gjashtë muaj më parë, pas disa vitesh emigrimi. Ai ka treguar se prej disa kohësh ishte i papunë dhe jetonte me prindërit, duke pasur ko nfl ikte të vazhdueshme me të atin.
Sipas dëshmisë, pas një momenti nervash, ai ka marrë mjetin nga tryeza dhe e ka god itur të atin, duke i shkaktuar pI a gë të rënda që i sollën shuarjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes që ka tronditur familjen Kodheli dhe gjithë komunitetin e zonës.