You dont have javascript enabled! Please enable it! Diaspora Shqiptare në Zvicër thyen Rekord për blerjen e Xhamisë në Biel/Bienne. Për një ditë mblidhen 1.2 milion franga.

Diaspora Shqiptare në Zvicër thyen Rekord për blerjen e Xhamisë në Biel/Bienne. Për një ditë mblidhen 1.2 milion franga.

Diaspora Shqiptare ne Zvicer thyen Rekord per blerjen e Xhamise ne Biel/Bienne. Per nje dite mblidhen 1.2 milion franga.

Para disa ditësh, edhe Xhamia Ebu Bekër Es-Siddik në Biel/Bienne pati aksionin për blerjen e xhamisë.

Dhe për vetëm një dit, u mblodhën 1.2 milion franga.

Në Xhaminë Ebu Bekër Es-Sidik në Biel/Bienne ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila do të kujtohet gjatë. Programi u zhvillua në mënyrë të përkryer, falë grupit të ilahive – një ndër më të mirët në trojet shqiptare – të udhëhequr nga Nusret Kurtishi, Almiri, Nafidani dhe Nderimi. Atmosferës iu shtuan edhe dy ligjëruesit frymëzues, dr. Bashkim Aliu dhe mr. Fehim Abazi, ndërsa moderimin e mbajtën imami i xhamisë, Emin Odaj, dhe i mrekullueshmi mr.Bekim ef. Alimi, të cilët krijuan një ambient të mbushur me emocion dhe gëzim.
Ajo që ndodhi mbrëmë ishte vërtet një mrekulli e veçantë. Çdo detaj ishte planifikuar me kujdes, por meritat kryesore i takojnë xhematit të kësaj xhamie, i cili tregoi edhe një herë fuqinë e bashkimit dhe solidaritetit. Me mbështetjen e RTV Pendimit, nën drejtimin e Isak Sinanit dhe Lavdrim Munishit, gjatë kësaj mbrëmjeje u arrit të grumbullohen 1 200 000 franga zvicerane përmes donacioneve.

Kontributi nuk mungoi as nga xhamitë motra. Ndër to, Xhamia e Bardhë Aarburg dha një donacion simbolik, por shumë domethënës, për të mbështetur komunitetin shqiptar mysliman të kësaj xhamie të mrekullueshme. Në aktivitet morën pjesë edhe imami mr. Nehat Ismaili dhe kryetari i xhamisë, Nimet Ramadani,

Xhamia e Bardhë Aarburg shpreh urimet më të sinqerta për suksesin e kësaj mbrëmjeje dhe lutet që Xhamia Ebu Bekër të vazhdojë të jetë gjithmonë shembull i paqes, dashurisë dhe harmonisë.
Sektori për Informim
Xhamia e Bardhë Aarburg