Ish-deputeti Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënimit që mori së fundmi nga një mërgimtar, duke publikuar një fotografi në shoqëri të disa miqve dhe figurave të njohura të estradës shqiptare.

“Sot, për vizitë, pritëm në AAK këngëtarët Meda, Bujar Mustafa dhe Bledar Vishi nga Shkodra, producentin Nurteel, tekstshkruesin Ghulo, si dhe menaxherin e industrisë muzikore, Labinot Nuraj”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi ai raportoi për një kërcënim të marrë nga një mërgimtar.