You dont have javascript enabled! Please enable it! Dalin pamjet e rënda nga ngjarja që ndodhi dje në Zvicër...

Dalin pamjet e rënda nga ngjarja që ndodhi dje në Zvicër…

Tragjendi në Zvicer: Autobusi merr flakë në qytezën Chiètres (kantonin Friburgut) të paktën gjashtë të vdekur, tre tjerë të lenduar rëndë, janë shtrire në spital

Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 sot në qendër të Kerzers (Chietres) në kantonin e Fribourgut, rreth 20km nga kryeqyteti i Bernës.

Bernë, 10 mars -Ende pa u terun lotet per viktimat e Crans Montana ne Zvicer qe ndodhi me 1 janar me rastin e nderrimit te motmoteve, pas dhjete javesh, sot ne oret e vona te mbremjes ka ndodhur nje tregjedi tjeter, ku të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe pesë u plagosën në një zjarr që përfshiu një autobus në linjën midis Didingen dhe Kerzers në kantonin e Fribourgut, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Ne vendin e ngajrjes kane dalur zjarrfikësit, nëntë ambulanca dhe një helikopter nga shërbimi zviceran i shpëtimit Rega ndërhynë në vendin ku mori flake autobusi. Por, mbërritën zjarrfikësit, autobusi ishte tashmë plotësisht i djegur. Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të tmerrshme të automjetit të shkatërruar.

Incidenti ndodhi jo shumë larg ndalesës së fundit, dhe sipas informacioneve fillestare. Po punohet për identifikimin e viktimave. Ekziston dyshimi se zjarri mund të jetë ndezur qëllimisht, por hetimi është ende në vazhdim…
Katër pasagjerë dhe një person që ndihmoi gjatë incidentit janë midis të plagosurve.. Po punohet për identifikimin e viktimave