You dont have javascript enabled! Please enable it! Dalin detaje nga aksidenti ku vdiqën dy mërgimtarë në GJERMANI

Dalin detaje nga aksidenti ku vdiqën dy mërgimtarë në GJERMANI

Dalin detaje nga aksidenti ku vdiqën dy mërgimtarë nga Kosova

Një nënë 29-vjeçare nga Kosova me të birin 3-vjeçar vdiqën sot në një aksident trafiku në Schramberg të Gjermanisë, ku u goditën për vdekje nga një kamion.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Klanin edhe Policia gjermane. Bazuar në informacionet e para, shoferi i automjetit transportues ka pasur probleme mjekësore, në momentin kur ka humbur kontrollin. Përveç këmbësorëve, nënë e bir, i dyshuari ka goditur edhe tri makina të parkuara.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tij.