You dont have javascript enabled! Please enable it! Çka po ndodh !? Shumë Autobusa me Shqiptarë janë nisur drejt Vendlindjes

Çka po ndodh !? Shumë Autobusa me Shqiptarë janë nisur drejt Vendlindjes

Vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 2 nëntor, në ato komuna ku gara ende nuk ka përfunduar dhe pritet balotazhi. Një nga komunat ku emocionet janë më të mëdha është Kërçova (Uskana) — qyteti simbol i rezistencës, i bashkimit dhe i zërit të fuqishëm shqiptar.

Në këtë garë të rëndësishme politike, qytetarët kërçovarë janë më të vendosur se kurrë që ta ruajnë fitoren e mundimshme të arritur me vite përpjekjesh.

“Kërçova nuk duhet dhe nuk do të humbasë zërin shqiptar,” thonë banorët dhe veprimtarët që po mobilizohen çdo ditë për të sjellë sa më shumë votues në kutitë e votimit.

Një rol të veçantë në këtë proces po e luan mërgata shqiptare, e cila, si gjithmonë, po dëshmon se lidhjet me atdheun janë më të forta se çdo pengesë. Qindra bashkatdhetarë pritet të nisen gjatë fundjavës nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia e shtete të tjera evropiane, për të qenë pjesë e ditës së madhe të votimit.

Një nga veprimtarët e njohur të Kërçovës në diasporë, Florim Useini, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka konfirmuar për sam24.info se bashkë me dhjetëra bashkatdhetarë do të udhëtojë enkas drejt vendlindjes për të dhënë votën e tij.