I riu 17 i quajtur Esmir u bë i njohur për publikun kur shprehu dëshirën e tij për 3 dele në fund të vitit të kaluar dhe mori një tufë prej 40 delesh, raporton Reporteri.net.
Esmiri ka fituar zemrat e shumë njerëzve me mirësinë dhe sinqeritetin e tij, veçanërisht për shkak të dashurisë së tij për vendin e tij.
Ndryshe nga shumë të rinj që duan të largohen nga vendi, ai thotë se do të qëndrojë përgjithmonë në atdheun e tij.
«Derisa të na mbulojë bora, nuk do të ikim që këtej.
Çfarë më duhet Gjermania!?, Kjo është Gjermania për mua, kushdo që do të shkojë, dhe atje duhet të punosh si këtu, nuk mund të rrish e të shikosh, duhet të punosh kudo», tha Esmiri, e cila, përveç kujdesit për delet, është edhe i arsimuar.
«Duhet vullnet për të bërë çfarë ti don, asgjë nuk është e vështirë kur ke vullnet. Mund te jetosh madje edhe me dele», thotë Esmiri, i cili e gjeti lumturinë e tij në kullota.