You dont have javascript enabled! Please enable it! "Beauty Sisters”: Arta dhe Mila, dy motrat nga Piroku hapin studion luksoze në Rorschach të Zvicrës

“Beauty Sisters”: Arta dhe Mila, dy motrat nga Piroku hapin studion luksoze në Rorschach të Zvicrës

Pas një rrugëtimi 7-vjeçar plot sfida dhe suksese, dy sipërmarrëset tona, Arta dhe Mila, kanë shënuar një kapitull të ri në karrierën e tyre.

Më 1 mars 2026, studioja e mirënjohur Beauty Sister është zhvendosur në një adresë të re, duke sjellë një koncept krejtësisht të ri luksi për të gjitha klientet në Rorschach.

​Ajo që nisi në 2019 si një biznes i vogël, sot është shndërruar në një pikë referimi për bukurinë dhe profesionalizmin. “Nuk kemi ndryshuar vendndodhjen, kemi ndryshuar nivelin,” shprehen ato. Sot, si gra të forta biznesi, Arta dhe Mila premtojnë një eksperiencë unike në ambientet e reja moderne.