You dont have javascript enabled! Please enable it! BE hap shumë vende pune me paga deri në 7.000 euro

BE hap shumë vende pune me paga deri në 7.000 euro

Është vërejtur një interes i jashtëzakonshëm për konkursin e fundit për punësim në institucionet e Bashkimit Evropian. European Personnel Selection Office (EPSO) ka njoftuar se për 1.500 pozita administrative të nivelit AD-5 janë paraqitur rreth 170.000 kandidatë nga e gjithë Evropa, shkruan Bulevar.mk, përcjell tetova1

Arsyeja kryesore e këtij interesimi të lartë janë pagat fillestare konkurruese, që variojnë nga 6.000 deri në 7.000 euro në muaj, si dhe siguria në vendin e punës dhe përfitimet e shumta që sjell statusi i një punonjësi në institucionet e BE-së.

Ky konkurs konsiderohet veçanërisht tërheqës pasi një thirrje e tillë për pozita administrative nuk është hapur që nga viti 2019. Për këtë arsye, shumë kandidatë që kanë punuar me kontrata të përkohshme e kanë parë këtë si një mundësi të rrallë për punësim të përhershëm. Mijëra prej tyre janë përgatitur prej vitesh për aplikime të tilla.

Interesi është aq i madh sa EPSO po përballet me sfida logjistike, ndaj testimi për këtë numër të madh kandidatësh do të zhvillohet tërësisht online, duke e çuar sistemin në kufijtë e kapaciteteve të tij.

Megjithatë, edhe për ata që kalojnë fazat fillestare, punësimi nuk është i garantuar. Konkurrenca për secilën nga 1.500 vendet e punës pritet të jetë shumë e fortë. Numri më i madh i aplikimeve ka ardhur nga Italia, me mbi 79.000 kandidatë, duke e renditur këtë vend si lider për interesin për punë në institucionet e Bashkimit Evropian./tetova1.mk