You dont have javascript enabled! Please enable it! Austri, 47-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëm për...

Austri, 47-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëm për…

Austri, 47-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëm për…

Gjykata Rajonale në Wiener Neustadt të Austrisë ka dënuar me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar nga Kosova për vrasjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve. Burri e kishte qëlluar gruan tri herë me armë zjarri dhe më pas e kishte goditur rreth 40 herë me një kaçavidë. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu vendosjen e tij në një institucion psikiatrik mjekoligjor, ndërsa vendimi nuk është ende i formës së prerë.

Vendimi është shpallur të martën, më 17 nëntor 2026, pas dy ditësh seancash gjyqësore në Wiener Neustadt, ku është shqyrtuar vrasja e ndodhur në lokalitetin Sooß, në distriktin Baden.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 prill 2026, të dielën e Pashkëve, kur 47- vjeçari kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, me të cilën jetonte i ndarë, për t’u dërguar dhurata katër fëmijëve të tyre.
Sipas aktakuzës, pasi kishte lënë dhuratat, burri kishte qëlluar tri herë ndaj 38-vjeçares dhe më pas e kishte sulmuar me kaçavidë, duke i shkaktuar rreth 40 plagë. Pas krimit, trupin e viktimës e kishte fshehur në kopsht, nën mbeturina bimore.

Teksa po përpiqej të pastronte gjurmët e ngjarjes, 47-vjeçari ishte befasuar nga djali i tij 13-vjeçar. Më pas, ai kishte kontaktuar vetë policinë dhe ishte arrestuar.
Gjatë gjykimit, burri e kishte pranuar kryerjen e veprimeve, por kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Eksperti psikiatrik  Manfred Walzl kishte konstatuar se i pandehuri vuante nga një çrregullim i rëndë i personalitetit, por se përgjegjësia e tij penale ishte e ruajtur.
Gjykata e ka dënuar 47-vjeçarin me burgim të përjetshëm dhe ka urdhëruar trajtimin e tij në një institucion psikiatrik mjekoligjor, për shkak të rrezikut të përsëritjes së dhunës. Ndërkohë, i akuzuari i dytë, i cili dyshohej se kishte siguruar armën e përdorur në vrasje, është liruar nga akuzat. Të dy vendimet mbeten jo të formës së prerë.