Profesoresha Tamara Adziska nga Universiteti “Goce Delçev” në Shtip
Eshtë ndaluar si pjesë e një hetimi për dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, profesoresha 39-vjeçare dyshohet se i ka kërkuar 300 euro një studenti për ta kaluar provimin. Rasti është dokumentuar me një procesverbal dhe provimi duhej të mbahej dje. Pas masave të marra nga shërbimet kompetente, ajo është privuar nga liria, ndërsa hetimi për rastin vazhdon.