Policia e Gostivarit ka arritur një sukses të rëndësishëm në zbardhjen e një rasti vjedhjeje në Vrapçisht.
Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen e parave nga xhamia, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe mjetet financiare të vjedhura.
Ky është një shembull i qartë i përkushtimit dhe profesionalizmit të Policisë së Gostivarit, e cila me veprime të shpejta dhe efikase ka arritur të rikthejë drejtësinë dhe të sigurojë pronën e qytetarëve.

Një punë e tillë meriton vlerësim maksimal dhe rrit besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë.
Një Bravo e madhe për SPB-TETOVË në veçanti për DPB-GOSTIVAR me në krye Adil Ademin