You dont have javascript enabled! Please enable it! Arrestohen 2 të rinjë në fshatin Çajlë, e rëndë ajo që u gjeti Policia

Arrestohen 2 të rinjë në fshatin Çajlë, e rëndë ajo që u gjeti Policia

Arrestohen dy të rinjë nga fshati Çajlë:

Vozitësi ishte pa leje, bashkëudhëtarit i gjindet marihuanë

Më 30.09.2026 në orën 21:10 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M. (24) nga fshati Çajlë.

Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar automjeti “Ford Mondeo” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, tranameton Pa Censurë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa gjatë kontrollit te bashkëudhëtari E.A. (21) nga fshati Çajlë është gjetur maruanë, me ç’rast edhe ai është privuar nga liria. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.