Arrestohen dy persona nga Çegrani,
tek njëri gjendet marihuanë
Më 24.05.2026 në orën 01:20 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat L.F. (22) dhe I.A.(23), të dy nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit tek ata, tek L.F. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.