Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, kanë ardhur reagime të shumta nga figura publike dhe politike në vend.
Ndërkohë, konspiracionisti Alfred Cako ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mendimin e tij kritik për figurën e ish-kryeministrit socialist.
Në reagimin e tij, Cako ka përdorur tone të forta dhe është ndalur tek periudha politike e tranzicionit shqiptar…
Duke e cilësuar Nanon si një person me ndikim të madh në zhvillimet politike të viteve ’90, por që sipas tij mbeti një figurë e debatueshme.
Pavarësisht gjuhës së fortë të përdorur, në fund të postimit, Cako ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, duke uruar që ai të “prehet në paqe”.
