Aleksandar Vuçiqit i pengon bashkimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në një listë, për zgjedhjet e 25 tetorit. Ai akuzoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe deputetin shqiptar Shaip Kamberin. Ky i fundit tha se gjatë mandatit të tij ka kërkuar të drejta për shqiptarët pa mos i mohuar të drejtat serbëve. Kamber i kujtoi Vuçiqit fjalimin e tij në Parlament 100 shqiptarë të vrarë për një serb.
Presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për median Informer në Beograd, ai e quan këtë zhvillim si vepër të “armiqve të Serbisë”. Për këtë Vuçiq fajësoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe kreun e PVD-së në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberin
Albin Kurti trondit Vuçiqin me veprimin e fundit madhështor
“Tani për zgjedhjet, partitë shqiptare janë të bashkuara për herë të parë, sepse i bashkoi jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë shkojnë së bashku, e vunë më të keqin dhe më të ligun midis tyre, Shaip Kamberin, në krye të listës. I bashkuan të tre partitë për të filluar çështjen e të ashtuquajturës Luginë të Preshevës dhe mendojnë se po e ngrenë atë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Uillson. Është pikërisht ai për të cilin N1 dhe studentët e rremë këtu janë krenarë, një mercenar klasik i shqiptarëve si Menendez. Ata do të kalojnë përmes tij, atje do të pranohen nga ambasadorë të ndryshëm. Po përpiqem shumë dhe nuk do t’i lejoj ta bëjnë këtë”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, Kryetar i SNS-së.
Kreu i PVD-së Shaip Kamberi i ka reaguar menjëherë Vuçiqit duke thënë se nuk kërkon të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve. Kamberi tha se ai nuk ka kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 të tjerë, duke kujtuar deklaratën e Vuçiqit në parlament.
“Personalisht, nuk kam thënë kurrë “100 për një. A i pengon fakti që kam kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë të drejta të barabarta? A i pengon që kam folur në Kuvend për diskriminimin, arsimin, gjuhën, përfaqësimin proporcional, zhvillimin ekonomik dhe fondet për komunat shqiptare? A i pengon që kam parashtruar në procedurë parlamentare Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve? Apo i pengojnë kërkesat e vazhdueshme për ballafaqimin e Serbisë me krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebrenicë. Dhe mbi të gjitha, pse e shqetëson kaq shumë fakti që shqiptarët janë bashkuar? Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt. Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar”, tha Shaip Kamberi, Kandidat për deputet.
Javën e kaluar përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në zyrën e Kryeministrit të Kosovës Allbin Kurti arritën pajtueshmëri për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor. Në listën e përbashkët, e quajtur “Koalicioni Shqiptar”, do të marrin pjesë tetë parti që kanë këshilltarë komunalë në këto tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shqiptarët në Serbi duhet t’i kenë “të paktën 5 vende të garantuara” në Kuvendin e Serbisë. Kamberi ishte përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Serbisë./Alsat.mk.