You dont have javascript enabled! Please enable it! Alarmon Avdullah Hoti: Ja çfarë po ndodh në vend!

Alarmon Avdullah Hoti: Ja çfarë po ndodh në vend!

Anëtari i kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka alarmuar për gjendjen e ndërmarrjeve prodhuese në Kosovë, duke thënë se ato po e humbin tregun vendor dhe ndërkombëtar si pasojë e rritjes së kostove të prodhimit.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Hoti ka bërë të ditur se çmimet e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 7.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas tij, kjo rritje po ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë.

“E para, ndërmarrjet prodhuese të Kosovës e humbin tregun vendor, pasi konsumatorët orientohen drejt produkteve më të lira nga importi. Punësimi në sektorin e prodhimit bie, investimet në prodhim bien dhe të ardhurat e përgjithshme bien”, ka shkruar Hoti.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa konkrete për mbështetjen e sektorit prodhues, pasojat ekonomike mund të jenë edhe më të mëdha për bizneset dhe punësimin në vend.