Gjiganti gjerman i automobilëve, Volkswagen, ka njoftuar një plan për të shkurtuar rreth 50 mijë vende pune në Gjermani deri në vitin 2030, pasi fitimi neto i kompanisë për vitin 2025 ra ndjeshëm.
Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, fitimi neto i Volkswagen-it ra me 44%, duke arritur në 6.9 miliardë euro, rezultati më i dobët që nga kriza e njohur si skandali i lëshimit të gazrave i Volkswagen.
Prodhuesi i makinave fajësoi për rënien tensionet tregtare globale, kërkesën më të dobët në tregje të mëdha si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe konkurrencën në rritje nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike.
Më i godituri nga rënia e fitimeve ishte marka luksoze Porsche, fitimi operativ i së cilës ra nga 5.3 miliardë euro në vetëm 90 milionë euro.
Kompania pritet të ndërmarrë një seri masash ristrukturimi gjatë viteve të ardhshme, me qëllim uljen e kostove dhe përballimin e konkurrencës në rritje në tregun global të automjeteve elektrike.