Alarm në Gjimnazin e Tetovës sot, nxënësit largohen me shpejtësi nga objekti i shkollës
Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për mjet shperthyes në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë
Duke vazhduar serinë e kërc ënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti.
Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë
Ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.TS