You dont have javascript enabled! Please enable it! ALARM: DREJT FINALEVE TË INXHINIERISË SHQIPTARE NË RMV – CILI ËSHTË PLANI PËR VITIN 2029?

ALARM: DREJT FINALEVE TË INXHINIERISË SHQIPTARE NË RMV – CILI ËSHTË PLANI PËR VITIN 2029?

📢 ALARM: DREJT FINALEVE TË INXHINIERISË SHQIPTARE NË RMV – CILI ËSHTË PLANI PËR VITIN 2029?

Si mësimdhënës i lëndëve të elektronikës në SH.T.M.K “Gostivar”, me një përvojë mbi tri dekada në arsim, e ndjej për obligim moral dhe profesional të ngris zërin për një proces që po çon drejt shuarjes së kuadrit teknik shqiptar.
⚠️ PROBLEMI: “Muret” gjuhësore në arsimin e lartë teknik

Nxënësit tanë më të mirë në shkollat teknike po detyrohen të braktisin profesionet e tyre (Elektronikë, Energjetikë, Makineri). Arsyeja është sa absurde, aq edhe diskriminuese: UKIM, si i vetmi universitet me infrastrukturë adekuate laboratorike, vazhdon t’i mbajë drejtimet deficitare dhe strategjike vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo praktikë bie ndesh me parimet kushtetuese dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

📍 Drejtimet që mbeten “të paarritshme” në gjuhën shqipe:

Nga Fakulteti i Elektroteknikës (FEIT): Elektroenergjetika, Automatizimi, Robotika dhe Telekomunikacioni.
Nga Fakulteti i Makinerisë: Mehatronika (shtylla e Industrisë 4.0), Inxhinieria e Prodhimit dhe Energjetika.

📉 PARALAJMËRIMI PËR VITIN 2029: Çfarë na pret?

Nëse nuk hapen paralele në gjuhën shqipe brenda UKIM-it, duke shfrytëzuar laboratorët që janë pasuri publike, pasojat do të jenë fatale:
KOLAPSI I SHKOLLAVE TË MESME: Ne, gjenerata e fundit e profesorëve teknikë ( që kemi mbaruar fakultete e elektroteknikës dhe makineris në Prishtin vitet 1990-1992) po shkojmë drejt pensionit. Deri në vitin 2029 nuk do të ketë kuadër të ri për të na zëvendësuar. Shkollat teknike në Gostivar, Strugë, Kumanovë,Dibër , Manastirë, Kërçovë, Tetovë e Shkup rrezikojnë mbylljen!

MARGJINALIZIMI NË INSTITUCIONE: Pa këto diploma specifike, shqiptarët do të mbeten jashtë ndërmarrjeve si EVN, MEPSO, ESM , dhe shumë kompanive të mëdha që kanë pajisje tç teknologjisë së fundit dhe kompanit që mendojn të investojn në Maqedonin veriperendimore dhe inspektorateve teknike. Pa inxhinierë të licencuar, do të reduktohemi në thjesht forcë punëtore krahu.

IKJA E TALENTEVE: Shteti po i dëbon talentet tonë duke u mohuar studimin e shkencës në gjuhën amtare, duke i detyruar ata të kërkojnë të ardhmen jashtë vendit.

⚖️ KËRKESA JONË:
Nuk kërkojmë improvizime! Kërkojmë që MASH dhe Qeveria të angazhohen që UKIM të akreditojë grupe në gjuhën shqipe për këto drejtime. Laboratorët janë investim i të gjithë qytetarëve, jo pronë e një gjuhe të vetme!
Ju ftoj ta shpërndani këtë reagim! Kjo nuk është çështje politike, por betejë për ekzistencën tonë profesionale, për dritën në shtëpitë tona dhe për të ardhmen e shkollave tona teknike.