You dont have javascript enabled! Please enable it! AKSION POLICOR NË ÇEGRAN: SEKUESTROHET "Pluhur i bardhë", TRE TË ARRESTUAR – TENTUAN TË SHTYPIN POLICËT ME BMW

AKSION POLICOR NË ÇEGRAN: SEKUESTROHET “Pluhur i bardhë”, TRE TË ARRESTUAR – TENTUAN TË SHTYPIN POLICËT ME BMW

AKSION POLICOR NË ÇEGRAN: SEKUESTOHET DROGË, TRE TË ARRESTUAR – TENTUAN TË SHTYPIN POLICËT ME BMW

Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran të Gostivarit, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Gostivar kanë privuar nga liria H.S. (26) nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit në një automjet “Mitsubishi” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte ai, është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur e bardhë. Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur e bardhë.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me një automjet “BMW” me targa të Gostivarit janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, të cilët me automjet janë përpjekur të shtypin nëpunësit policorë dhe u kanë drejtuar kërcënime për jetën, pas së cilës janë larguar, por shpejt, pas masave të ndërmarra, janë gjetur dhe privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzime përkatëse