You dont have javascript enabled! Please enable it! Aksident i rëndë në Gostivar, 7 persona në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Gostivar, 7 persona në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Gostivar, shtatë persona të lënduar – pesë me lëndime të rënda

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e 6 korrikut në lagjen Mllaki në Gostivar, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë të lënduar shtatë persona.

Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:10 ndërmjet një automjeti “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.J. (59) nga Gostivari, dhe një automjeti “Seat Leon” me targa të Shkupit, që drejtohej nga O.R. (70), gjithashtu nga Gostivari.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve R.J dhe O.R., si dhe bashkëudhëtarët M.S. (64) , Z.I. (45) dhe S.R. (60). Të lënduarit janë transportuar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Ndërkohë, bashkëudhëtarët D.P.G. (59) dhe P.A. (54) kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrjen zyrtarët e DPB Gostivar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksident.